Elvis Naçi (i lindur më 7 prill 1977 në Tiranë) është një Imam Shqiptar që vepron në Xhaminë e Tabakëve në Tiranë dhe themelues Fondacionit Kulturor Jo-fitimprurës Firdeus. Elvis Naçi është një figurë publike që frymëzon në mënyrë aktive përmes aktivizmit në fushën e bamirësisë, publikimeve në një faqe Facebooku me mbi 800.000 abonentë-ndjekës (janar 2020) dhe rregullisht vendos videot e hytbes në kanalin e tij në YouTube, i cili ka më shumë se 196,000 abonentë (janar 2020). Falë popullaritetit të tij të madh në mesin e myslimanëve të Shqipërisë, por edhe me shqiptarët e tjerë myslimanë, ai u bë i njohur në nivel kombëtar . Ai është gjithashtu themelues i emisionit Shqiptarët për Shqiptarët, një emision që frymëzon shqiptarët në mbarë botën të angazhohen e të solidarizohen në mbështetje të më të varfërve e të pashpresëve për t’ju rikthyer buzëqeshjen. Imami Elvis Naci njihet për frymën e tij antiradikale.