Zekati është detyrim për personat në moshë, mendërisht të shëndoshë, të lirë, të mos kenë borxhe dhe përveç përballimit të nevojave  të familjes, të zotërojë pasuri në vlerën e përcaktuar (nisabi), e cila ka mbushur një vit pa u prekur.

Për secilin nga ne, 5 Euro në muaj mund të mos jenë shumë, por mendoni pak… kur bëhemi të gjithë bashkë, edhe me kaq pak kontribut arrijmë të ndryshojmë jetë njerëzish, të bëhemi shkak për të shëruar të sëmurë, të ushqejmë fëmijë jetimë.

Një tjetër shtyllë kryesore ku Fondacioni Firdeus është përqëndruar është ndihma ndaj të sëmurëve që lëngojnë në shtetërit e spitaleve, me shpresa thuajse të shuara për jetën.

Cdokush meriton të ketë një sofër të ngrohtë e plot ushqim. Mensa sociale dhe magazina e bamirësisë, dy projekte të fondacionit Firdeus, kanë vijuar punën e tyre për të mos lënë bosh asnjë tryezë shqiptare. Në Festen e Bajramit apo Kurban Bajramit, Fondacioni Firdeus ka qënë gjithmonë pranë cdo familjeje. Dhe në periudhën e tërmetit apo pandemisë, janë shpërndarë mijëra pako me ushqime dhe në zonat më të largëta, për ti siguruar kështu ushqim kujto që kishte nevojë.

Fondacioni Firdeus I ka dhënë një përkujdesje të vecantë edhe të moshuarve të vetmuar që gjenden në kushte ekstreme mbijetese e përpos moshës e problemeve shëndetësore, përballen me drama që supet e tyre nuk I mbajnë dot më.
Hapja e azilit në Shkodër ishte një projekt madhështor i vënë në jetë falë punës së palodhur të Firdeus dhe bashkimit të të gjithë shqiptarëve.

Fondacioni Firdeus ka shtrirë dorën pranë familjeve në nevojë, familje që janë të detyruara të jetojnë në kushte mesjetare. Firdues ka sjellë në sytë e të gjithëve siluetën e vuajtur të Shqipërisë e trevave të saj, ka shpalosur varfërinë ekstreme ku përpëliten mijëra fryme. Dhe në fund, ka ofruar zgjidhje. Shqiptarët kanë bërë të mundur strehimin e këtyre familjeve në Shqipëri, Kosovë e Maqedoninë e Veriut duke I shpëtuar një herë e përgjithmonë nga mjerimi ku ishin zhytur.

Translate »