img3

Musa Baculi prej 3 muajsh gjendej në reanimacion në gjendje komë. Shpresa e fundit ishte ta dërgonin për specializim në Itali por shuma e kërkuar nga spitale ishte 50 mijë euro. Shqiptarët ja dolën!

Musa Baculi ishte djalë i vetëm. Prindërit e tij ishin divorcuar dhe ai jetonte me nënën në SHkodër. Për shkak të një aksidenti në ujë ai rrezikoi mbytjen dhe kjo bëri që ai të qëndronte për 5 muaj në gjendje kome. Doktorët ia hoqën të gjitha shpresat në Shqipër për shkak se ai duhej me patjetër të dërgohej në një spital të specializuar. Ky spital ndodhej në Genova, Itali. Shuma e kërkuar nga spitali ishte 50 mijë euro. Shqiptarët u bënë bashke duke u bërë sebep që Musai të jetojë. Ai u dërgua në Itali dhe operacioni doli me sukses.

img2

Jetonin në mes të rrugës por Shqiptarët bënë me banesë të re familjen Veseli në Shkup.

Familja Veseli e përbërë prej 5 anatarësh mes tyre edhe dy fëmijë të vegjël (Një foshnjë e porsalindur( për shkak të varfërise jetonin në mes të rrugëve. Nata ishte e ftohtë edhe e rrezikshme Sidomos për foshnjën e vogël. Pas apelit për ndihmë Shqiptarët ju gjendën pranë duke e bërë këtë familje me banesë të re.

img1

Per shkak të sëmundjes Ergesti kishte vështirësi në dëgjim dhe shqiptim për këtë fakt ai deskriminohej nga Shoqëria. Fondacioni Firdeus i përgatiti një suprizë.

Ergesti është një prej fëmijëve inteligjentë që sfidon sëmundjen dhe mentalitetin shpqëror. Ai ka pasion diturinë. Për shkak të sëmundjes së tij ai ka vështirësi në dëgjim dhe shqiptim por kjo sprovë nuk e ndalon atë të marrë dituri. Një ndër gjërat që më së shumti e vret Ergestin është paragjykimi. Të rrinjtë e gjimazeve ne Tiranë i përgatitën një suprizë duke i dhuruar libra si dhe duke përcjelle mesazhe kundër diskriminimit.

img10

Dajana nga Vlora vuante nga skolioza. Së,imdka e sak o rrezikonte jetën. Shqiptarë i mundësuan operacionin! Ajo tashmë është si gjithë moshataret e saj.

Dajana ishte rritur jetime. Ajo kurrë nuk i pa prindërit e saj. U rrit nga gjyshja dhe gjyshi. Dajana ishte sprovuar me skolioze, deformim të shpinës dhe shtyllës kurizore. Ajo kishte nevojë për operacion por ky operacion ishte i kushtueshëm. Shqiptarët u bënë bashkë dhe shpëtuan me lejën e Zotit jetën e Dajanës. Zoti i shpërblëftë.

img4

Për shkak të një pakujdesie Admiri humbi shikimin kur ishte vetëm 7 vjet. Banesa e tij po shembej. Nëna e Admirit me lot në sy shprehet se do vdiste e qetë nëse djali i saj i verbër të kishte nje Shtëpi. Shqiptarët e bënë më shtëpi të re.

Admiri është 43 vjet. Ai jeton në Fier. Teksa ishte 7 vjet ai u kafshua nga qeni por pakujdesia e bluzave të bardha bëri që ai të humbë shikimin. Mbi admirin rëndojnë shumë sprova.Banesa e tij po shembet dhe ai ska asnje vend ku te fuse kokën. Nëna e tij me lot në sy apelon për ndihmë. Shqiptarët nëpërmjet Fondacionit Firdeus ju gjendën pranë duke e bërë me banesë të re.