meco2

Sensibilizohen shqiptarët në Kanada, mbledhin para për rastet e emisionit !

Një shumë për shtëpinë rreth 15.700 dollarë janë dhuruar nga komuniteti shqiptar në Kanada nëpërmjet një koncerti bamirësie te titulluar “ Tinguj për vendin tim” ideatorë janë Lindita dhe Ervin Meco.

“Jehona e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” kanë ardhur këtu në Kanada. Ne e arritëm qëllimin tonë kemi mbledhur 20.000 dollarë kanadezë. Fondacioni Firdeus do ti përdori këto para për një rast emergjence.

Banesa e familjes Paça nga Hasi u arrit fal zemrës së madhe të shqiptarëve. Sado larg shqiptarët e Kanadasë janë pranë emisionit.

Dhjetra artistë u bënë bashkë në këtë spektakël për të ndihmuar familjen nga Hasi.

Ndiqni këtu klipin e plotë

musa

Plotësohet mrekullia ! Musa Baculi shërohet plotësisht .

Spitali Gaslini në Genoa të Italisë publikoi foton ku thuhet se Musa Baculi është shëruar plotësisht dhe mund ti rikthehet jetës normale . Kujtojme se ai ishte në luftë me vdekjen vetëm para 3-4 muajsh .

Pasi të gjithë Shqiptarët u bënë bashkë ai u dërgua për shërim drejt Genoas ku gjithcka shkoi mirë. Lutjet e Shqiptarëve u pranuar dhe tashmë Musa Baculi mund ti rikthehet jetës normale. Zoti i begatoftë Shqiptarët.

image00006

Vazhdon puna e palodhur në magazinen e bamirësisë!

VVazhdon puna e palodhëshme në magazinën e bamirësisë .

Elvis Naçi këtë javë u bashkua me vullnetarët për të bërë pakot e ushqimeve.

Një pako ushqimore kushton rreth 30 euro dhe në të gjënden të gjitha ushqimet bazë për të kaluar muajin . Më poshtë keni të dhënat e kontribuimit ! Zoti i begatoftë bamirësit !

Gofundme: https://www.gofundme.com/shqiperi
Pay pal: fondacionifirdeus1@gmail.com
Të dhënat bankare:
Fondacioni Firdeus, Credins Bank
IBAN EURO:AL76 2121 1573 0000 0000 0088 3481
IBAN USD: AL33 2121 1573 0000 0000 0088 3479

SWIFT CODE : CDISALTR

fier2

Fier/Nuk donin të jetonin më nga skamja, shqiptarët u dhurojnë banesë të re

Elvisi u rikthye me miq tek familja Buzi. “Sot nuk ka më lot, kemi ardhur me miq, zotëria është shqiptar nga Kosova, jeton në Gjermani, ky është djali i tij. Ne po bashkohemi të gjithë bashkë.

“Falë Elvisit dhe emisionit, ne jemi të gjithë shqiptarë. Sot largoheni nga këtu. Situata është shumë e keqe. Nga sot hidhi të gjitha, tani do shkojmë ta shikojmë banesën e re” Avdi Tafilaj.

Tashmë familja Buzi pa për herë të parë shtëpinë e re. Emocionet janë të forta pas ferrit që kanë përjetuar për 17 vjet me rradhë. Banesa është e madhe dhe e ngrohtë, fëmijët tashmë kanë dhomën e tyre. “Ka ndodhur një gjë e mrekullueshme që shqiptari ynë nga Kosova ka çdo punë dhe erdhi këtu për ta inauguruar këtë shtëpi bashkë me ne. Duam që ky model të vazhdojë gjithmonë” tha Elvisi.

Ndiqni këtu historinë e plotë!

cipi2

Krastë, tragjeditë e mëdha të familjes Çipi!

“Shqiptarët për shqiptarët” udhëtuan në Krastë të Elbasanit. Familja Çipi është vendosur në çadër pasi janë zhvendosur nga një fshat i thellë i Elbasanit pasi banesa e tyre u shemb. Për një kohë të konsiderueshme kanë jetuar në një çadër. Prindërit kanë tre fëmijë, dy adoleshentë dhe një të mitur. Fëmijët janë të tre në shkollë.

Kryefamiljari ka probleme me astmën, me sytë dhe këmbët. “Unë jam i mbaruar për fëmijët. Jeta ime nuk behet më. Kur shikoj këtë çadër shikoj varrin tim. Nga sëmundja që kam u afruam afër spitalit në Krastë” -thotë kryefamiljari.

Gruaja është e papunë, fëmijët vuajnë për bukën e përditshme. “Nuk kemi asgjë për të ngrënë, shpresojmë vetëm tek Zoti”-thonë fëmijët.

Gruaja thotë se burri nuk ka asnjë mundësi të kurohet, por një mjeke e ka vizituar pa i marrë para.

“Kam frikë, nuk dua të më lerë vetëm. Kalamajtë qajnë për të. Mjekja më tha ky nuk e ka të gjatë jetën, ajo tha se mushkëria i ka mbaruar. Jam pa shpresë, fëmijët nuk kanë as ushqim. Në banesë do qëndrojmë deri në qershor, por nuk kemi asnjë para. Ku do mbytemi ne?”-shtoi ajo.

Elvis Naçi bëri thirrje për blerjen e një banese për këtë familje !

Më poshtë keni të dhënat ku mund të kontribuoni .

Gofundme: https://www.gofundme.com/shqiperi
Pay pal: fondacionifirdeus1@gmail.com
Të dhënat bankare:
Fondacioni Firdeus, Credins Bank
IBAN EURO:AL76 2121 1573 0000 0000 0088 3481
IBAN USD: AL33 2121 1573 0000 0000 0088 3479

SWIFT CODE : CDISALTR

 

Website

Has, drama e familjes me 3 femijë jetimë !

Në Has ndodhet familja Paça , aty ku mërzia dhe mjerimi janë ndërthurur për ta sjellë atë familje në gjëndjen që është . Kryefamiljari u nda nga jeta 3 vite më parë dhe la pas 3 fëmijë jetimë .

Në kushtet ku ndodhet familja , jeta për ta është shumë e vështirë . Të 3 fëmijët janë të sëmurë me kiste në veshka . Vajza e vogël 7 vjeç vuan dhe nga diabeti dhe merr insuline 4 herë në ditë . Kushte ekonomike nuk kanë ! Kjo e bën dhe më të vështirë jetesën .

Ndiqni të plotë rrëfimin e familjes këtu !

Në emisionin Shqiptarët për Shqiptarët Elvis Naci deklaroi se kësaj familje i duhej menjëhere një banesë e re dhe një pension mujor me të cilin të kenë mundësi të mbulojnë shpenzimet .

A do të ndodhë mrekullia për familjen Paça ? Gjithcka do ta mësojmë të premten në orën 21:00 në emisionin Shqiptarët për Shqiptarët .

 

l3

Lushnje, nga baraka në shtëpinë e ngrohtë .

“Shqiptarët për shqiptarët” kanë bërë të lumtur familjen Saraçi në Karbunarë të Lushnjes. Elvis Naçi mori familjen në makinën e tij dhe po udhëtonin, por pa e ditur se ku do të shkonin.

Shqiptarët janë njerëz të mirë, po kanë nevojë për modele të mira. Ata e duan modelin e mirë por nuk shikojnë shumë modele të mira, ju mos u mërzisni se ju do ta ndjeni dorën e ngrohtë të shqiptarëve,  – tha Elvis Naçi.

Në banesën e dhuruar në Golem të Lushnjes i pret Fatma, e cila u jep lajmin e mirë se shtëpia tashmë është për ta! Kjo banesë është mobiluar enkas për ta. Shtëpia e re e ngrohtë dhe plot dritë do u ndryshojë jetën përgjithmonë!

zvicrront

Shqiptarët e Zvicrës dhurojnë 3 shtëpi në emisionin Shqiptarët për Shqiptarët !

Në emisionin ‘’Shqiptarët për Shqiptarët’’ këtë rradhë ishin të ftuar disa vëllezër nga Kosova që jetojnë në Zvicër. Gjatë emsionit ato thanë se kishin ardhur me qëllimin për të ndertuar 2 shtëpi , njëra në Kosovë dhe tjetra në Shqipëri . Meqënë se qëllimi i emisionit është bashkimi i trojeve Shqiptare , shoqata e ardhur vendosën të dhuronin dhe një shtëpi të 3 në Maqedoninë e Veriut tek vellezërit dhe motrat Shqiptarë që jetojnë atje. Kështu pasqyrohet më së miri fuqia e bashkimit të Shqiptarëve .

Kliko këtu për të parë videon e plotë

img6

Nxënësit nga Maqedonia i bashkohen nismave humane të Fondacionit Firdeus.

Nxënësit nga Maqedonia ju bashkëngjitën nismave bamirëse te Fondacionit Firdeus. Ata vizituan shumë familje në nëvojë duke ju shpërndarë ushqime. Të përlotur dhe të shokuar ata përjetuan një eksperiencë të re në jetën e tyre. Pas kësaj eksperience u kthyen ne shtepite e tyre duke falenderuar Zotin per mirësitë që i rrethonin.