jara

Lajm i mrekullueshëm , mblidhet fondi për vogëlushen Jara !

Jara 40 ditëshe rrezikon të vdesë nga Kardiopatia Komplekse dhe duhet të udhetojë urgjent drejt Italisë. Avioni sanitar kushton 20.850 euro. Fondacioni Firdeus me në krye Elvis Naçin shpërndanë rastin dhe shumë shpejt Shqiptarët anë e mbanë u pergjigjën duke e grumbulluar fondin në më pak se një javë . Të shpresojmë që Jara e vogël do të shërohet sa më shpejtë. Zoti i begatofte Shqiptarët kudo që ndodhen.

egzoni

Mblidhet shuma për shërimin e Egzonit , Shqiptarët bëhen sërisht bashkë !

Lajm i Madh dhe i Gëzueshëm!
Dje babai i Egzonit ndodhej në Tiranë, mes lotëve dhe emocioneve mori lajmin se Shqiptarët kanë siguruar shumën prej 30 mijë Euro për shërimin e Egzonit. Lusim Zotin t’i shpërblejë bamirësit dhe Egzoni të shërohet sa më parë.

Faleminderit të gjithëve, emisionit Stop, portaleve, të gjithë Shqiptarëve që e shperndanë lajmin dhe qëndruan pranë me lutje për Egzonin. Zoti ju begatofte! – Elvis Naçi

rast

Djaloshi nga Kosova Egzon Kryeziu pas një aksidenti fatal ndodhet në rrezik për jetën, aktualisht ndodhet në Turqi dhe i duhen 30.000 mijë euro.

Babai dhe nëna Egzonit na janë drejtuar për ndihmë pasi për trajtimin përfundimtar u duhen 30.000 mijë euro. Babai kërkon të shesë veshkën për të shpëtuar jetën e djalit. Të bëhemi bashkë dhe ta shpëtojmë Egzonin, t’ia kthejmë buzëqeshjen rinore. Zoti ju bekofte për çdo kontribim, çdo shpërndarje është shkak mirësie, çdo lutje, çdo fjale e mirë. Egzoni ka nevojë për të gjithë ne. Zoti ju bekoftë, ju ruajt familjen nga cdo sprovë, sëmundje, fëmijet tuaj. Nuk ka më të rëndë që prej 9 muajsh këta prindër e shikojnë fëmijën e tyre në këtë gjëndje, le të bëhemi bashkë! Zoti ju begatofte! Shpërndaje ti motër e vëlla, një shqiptar i Prishtinës sot ka nevojë për ne.

 

Të dhënat e kontribuimit :

Gofundme: https://www.gofundme.com/f/Firdeus2019
Pay pal: fondacionifirdeus1@gmail.com
Të dhënat bankare:
Fondacioni Firdeus, Credins Bank, Adresa e bankes: Rr Vaso Pasha, nr 8, Tirana, Albania.
SWIFT CODE CDISALTR
IBAN EURO:AL76 2121 1573 0000 0000 0088 3481
IBAN USD: AL33 2121 1573 0000 0000 0088 3479

Capture

Shqiptarët ndihmojnë Alesian e paralizuar në rrugën e dijes, i plotësojnë dëshirën e madhe

Alesia eshte nje vajze e vogel ne fshatin Skroske e cila eshte shume e perkushtuar pas shkolles . Pervec se shkollen e ka larg 30 minuta me kembe dhe duhet te kalosh neper nje terren te veshtire , Alesia eshte e paralizuar dhe nuk ka mundesi te ece vete deri ne shkolle.

Mamaja e saj e mban cdo dite ne krah dhe e dergon ne shkolle cka i shkakton nje lodhje te madhe. Shqiptaret u bene bashke dhe vendosen qe tja lehtesojne Alesias rrugen per te mare dije dhe i kane blere nje makine qe te mund te shkoje ne shkolle pa veshtiresi . Sidrit Bejleri dhe Ilir Hoxholli shkuan bashke per te vizituar familjen dhe per ti dhuruar makinen.

Ndiq te plote historine

0CBF425C-80D9-4BEC-8729-3C25EECC44B4

Bëhen me “flatra”/ Nënat lexojnë letrat e shpresës: Shqiptarët ndihmojnë tre vogëlushët!

“Shqiptarët për shqiptarët” transmetoi historinë e tre familjeve në Vorë, në zonën e Astirit në Tiranë dhe në Sauk. Historia e tyre është e përbashkët, fëmijët e mitur të tre familjeve kanë problem serioze me dëgjimin.

Cfare ndodhi me 3 vogelushet qe kishin probleme me degjimin ? Ju ftojme te ndiqni te plota reagimet e familjareve ne linkun e meposhtem.

Historia_e_plote_e_3_vogelusheve

Elvis Naçi jep lajmin e madh per te gjithe Shqiptaret !

Elvis Naçi jep lajmin e madh!
Shuma e lekeve per Rubinin, Endisin dhe Sokolin u realizua. Se shpejti presim te vijne implantet kokleare dhe Mjeku Austriak te beje operacionin qe edhe keta femije te degjojne, te flasin si te gjithe ne. Kemi nevoje per lutjet tuaja dhe falenderoj te gjithe Shqiptaret qe na u bashkangjiten. Bashke ia dolem! Zoti para ne pas, Zoti ju shperblefte.!

milan2

Kryebashkiaku i Zagrebit ndihmoi në shpëtimin e jetës së Dianës ! Elvis Naçi i jep dhuratë mirnjohje .

I ftuar në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” ka qënë kryetari i Bashkisë së Zagrebit z.Milan Bandiç. Duke qënë se ai u bashkua në nismën për Dianën kur ajo kishte nevojë për shërim , Fondacioni Firdeus vendosi ti japë një dhuratë mirnjohje për kontributet e tij në ndihmesën për Shqiptarët.

Z.Naçi gjithashtu i shprehu mirënjohje të gjithë Shqiptarëve të Zagrebit për pritjen e ngrohtë që i bënë emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”