7347BC96-BC6D-45EC-B9E6-564F99E5AEE2

Shqiptarët i përgjigjen thirrjes së Elvis Naçit !

Shqiptarët i janë përgjigjur thirrjes së Elvis Naçit për të ndihmuar të prekurit nga Termeti . Më shumë se 1 milion euro janë mbledhur në GoFundme , PayPal dhe llogarite bankare. Ndihma e Shqiptarëve sa vjen dhe shtohet dhe kjo është diçka fantastike .

Elvis Naçi gjatë këtyre ditëve ka zhvilluar disa maratona televizive ku shqiptarët kanë dhuruar live shuma të konsiderueshme në ndihmë të familjeve të prekura nga termeti .

Shpresojmë në përmirësimin sa më të shpejtë të situatës dhe në fillim sa më shpejt të punimeve .

5EEEC706-262C-4718-BA53-6A76DDB12DC5

Replika e Elvisit : Ose do të bëhet diçka siç duhet ose unë dhe Marini nuk ulemi në tryeza të tjera !

Nuk mund të vazhdojmë të bëjmë punë kot më kot ! Nëse doni që të shisni apartamentet , shitini me çmim kostoje dhe jo me çmim tregu . Hyni në pjesën e bamirësisë pasi kështu nuk mund të vazhdohet .

Nëse nuk bëhet diçka siç duhet unë dhe Marin Mema nuk do të jemi më pjesë e tryezave të tjera . Është koha që të bëjmë diçka që shqiptarët të bëjnë të na thonë bravo !

Ky ishte replikimi Elvisit në tryezën kombëtare pasi u përfol që të shiteshin apartamente me çmim tregu gjë që del kundër çdo lloj llogjike njerëzore në këtë moment.

elvistyrz

Fjalimi i Elvisit në tyrezën kombëtare të rindërtimit !

Elvis Naçi ka deklaruar sërisht në tryezën kombëtare të rindërtimit që nuk do të merret kurrë me politikë. Në këtë tyrezë bëjnë pjesë kryeministri i Shqipërisë , përfaqsues të shoqatave bamirëse , inxhinierë dhe ndërtues në rang vendi .

Elvis Naçi ka thënë se në atë tavolinë janë të gjithë të barabartë dhe gjëja më e mirë që do të ndodhi është që çdo gjë do të bëhet transparente përpara shqiptarëve .

Ai ka kërkuar që punët që do të bëhen , të bëhen në mënyrë profesionale që në rast të një fatkeqësie tjetër të mos ndodhi sërisht e njëjta gjë.

Kur shqiptaria ka nevojë unë do të bëj çdo gjë që është e mundur ka mbyllur fjalën e tij Elvis Naçi .

Ndiq fjalimin e plotë !

FEF2B399-463B-4F1E-B9F7-1012F8A2059D

Nisma e madhe ! Elvis Naçi premton ndërtimin e banesave në Thumanë

Elvis Naçi ka vizituar të martën Thumanën dhe ka parë gjendjen pas termetit të fuqishëm . Duket sikur ka kaluar një luftë por ne fakt Thumana është e shkatërruar prej tërmetit.

Elvis Naçi ka premtuar se do të ndërtojë të gjitha pallatet e shkatërruara në Thumanë. Shpresojmë që Shqiptarët të na bashkangjiten në këtë nisëm të madhe .

Secili mund të dhuroj në seksionin “Dhuro”.

BB8C4B78-B773-42CF-A3D4-B16946563F7C

Të bëhemi bashkë ! Të ndihmojmë të prekurit nga tërmeti !

Tërmeti ka shkaktuar dëme të mëdha në njerëz dhe në materiale . Kjo është një situatë shumë e vështirë për vëllezërit dhe motrat Shqiptarë në këto momente . Këto ditë më shumë se kurrë duhet të tregojmë se çdo të thotë të jesh Shqipëtar. Le të bëhemi të gjithë bashkë për të ndihmuar të gjithë banorët e prekur nga termeti.

Në seksionin “Dhuro” mund të jepni kontributin tuaj për motrat dhe vëllezërit e prekur nga termeti .

B7471560-CB8A-4D95-AC5C-9CE161C3E6C6

Tërmet i fortë godet Shqipërinë ! Dyshohet per viktima në disa qytete të vendit.

Dita e sotme ka nisur jo si ditët e zakonshme . Rreth orës 03:54 një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter ka goditur vendin tonë. Ka pasur një kohëzgjatje rreth 30 sekonda çka ka sjellë nje tronditje të madhe të banesave . Dëmet më të mëdha dyshohet të jenë në Durres dhe në Thumanë ku dyshohet për pallate të rrënuara dhe për viktima të mbetura nën rrënoja.

Fondacioni Firdeus solidarizohet me të gjithë familjet e dëmtuara nga tërmeti dhe shpreson në përmirësim sa më të shpejtë të situatës .

jorida123

Operacioni i dytë i skoliozës del me sukses! Jorida: Shqiptarët më dhanë një shanc të dytë!

Lotët e saj rrëqethës prekën këdo që mësoi historinë e saj tek emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” që vjen çdo të premte në News24. Jorida nga Ballshi me skoliozë të theksuar dhe me probleme në pjesën e legenit iu nënshtrua me sukses ndërhyrjes së parë disa ditë më parë. Pas operacionit Jorida tregoi forcë dhe e mori veten shumë shpejt. Vetëm pas një jave ajo ka kaluar me sukses dhe operacionin e dytë dhe tani ka hyrë në fazen e rekuperimit të plotë . Ajo falenderon të gjithë Shqiptarët që bënë të mundur mbledhjen e shumës për operacionet e saj .

michi

Artistët në Michigan bëhen bashkë për të ndihmuar familjen nga Divjaka !

Në Michigan të Detroitit në Amerikë janë bërë bashkë artistë nga të gjitha trevat e Shqiperisë që kohë më parë kanë emigruar përtej oqeanit .  Ata janë bërë të gjithë bashkë dhe kanë zhvilluar një mbrëmje të madhe ku kanë arritur të grumbullojnë shumën që duhej për të bëre me shtëpi familjen Keci nga Divjaka .

Ata të gjithë bashkë kanë thënë që kjo nuk do të jetë hera e fundit që zhvillohet diçka e tillë që i vjen në ndihmë shqipëtarëve .

Edhe një herë tregohet se pavaresisht sa larg jemi fizikisht, zemrat e shqiptarëve janë një kur është fjala për të bërë vepra të mira .

Fondacioni Firdeus falenderon të gjithë shqiptarët kudo që janë për kontributet që japin për Shqiptarët në nevojë .

Kliko këtu për të parë mbrëmjen e organizuar !

farie

Fondacioni “Firdeus” shpërndan ushqime për jetimët : Asnjë nuk duhet ta vuajë urinë!

Fondacioni Firdues ka shpërndarë rreth 1000 pako ushqimore për fëmijët jetimë. Në pallatin e sportit ‘ Farie Hoti ‘ u mblodhën familjet me femijë jetimë ku për rreth 2 orë janë shpërndarë 1000 pako ushqimore .

Fondacioni Firdeus çdo muaj shpërndan rreth 20000 Euro (njëzet mijë) për mijëra familje në nevojë dhe qe kanë femijë jetimë . Fatma , bashkëshortja e Elvis Naçit gjëndej pranë familjeve që përfituan ndihma ushqimore .

Ndiq videon e plotë të shpërndarjes së ushqimeve !

musta

Drama në familjen Mustafa,“S’kemi para të vizitojmë vajzën që s’flet, e trajtojmë si bebe”

Stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” ka udhëtuar gjatë kësaj jave drejt Prishtinës. Pas luftës Kosova nisi të zhvillohet më ritme të shpejta mirëpo edhe këtu në kryeqytet varfëria është e dukshme.

“Shqiptarët për shqiptarët” ishte në lagjen e njohur si Xhamia e Llapit. Këtu jeton një çift të rinjsh, të cilët jeta i ka sprovuar së tepërmi. Këtu Hajdini dhe Resmija kanë ndërtuar jetën e tyre e cila shpeshherë ka qenë e vështirë dhe sfilitëse.

Hajdini shprehet se pas përfundimit të luftës nuk ka parë një ditë të gëzuar. Edhe për bashkëshorten Resmijen vuajtjet kanë qenë edhe më të mëdha. Tragjedi e madhe, ka qenë tragjedi pas tragjedie dhe shumë e vështirë për mua thotë ajo.