A639EC9A-3231-4CD3-9B9C-74F724D6A4BD

Vazhdon inspektimi shtëpi më shtëpi në Thumanë .

Fondacioni Firdeus ka ngritur grupin e inspektimit të shtëpiave në Thumanë duke evidentuar kështu çdo shtëpi për dëmet që i ka shkaktuar tërmeti .

Secila shtëpi e dëmtuar në Thumanë do të shikohet imtësisht për çdo dëmtim dhe më pas do të bëhet plani për rindërtimin.

 

4352ED8B-58D3-4D7D-8C12-8443A59584DD

Fondacioni Firdeus organizon aktivitetin e rradhës në Durrës për të prekurit e tërmetit.

Fondacioni Firdeus vazhdon të jetë në mbështetje të shqiptarëve të prekur nga tërmeti por kësaj rradhe në Durrës. Me qindra pako ushqimore dhe veshmbathjesh janë shpërndarë nga vullnetarët e fondacionit për të lumturuar sado pak njerëzit e prekur nga tërmeti.

Ndihmesa ndaj shqiptarëve do të vazhdojë dhe gjatë festave të fundvitit që çdokush i prekur të jetë i qetë gjatë këtij fundviti.

0CEA0833-B3DC-429F-A869-B983D291FFEC

Familja Mustafa bëhet me shtëpi të re nga dy bamirës .

Rasti i familjes Mustafa ishte bërë publik disa javë më parë por ngjarjet e tërmetit në Shqipëri bënë që të shtyhej për disa kohë zgjidhja e rastit të tyre.
Elvis Naçi ndodhej në Prishtinë bashkë me dy djem të ri që jetojnë në Zvicër për të surprizuar familjen Mustafa.
Pasi morën fëmijët dhe i surprizuan me veshje të reja të gjithë së bashku u nisën drejt shtëpise së re që ishte blerë për familjen Mustafa.

Shumë emocional ishte momenti kur ju dorëzuan çelësat e shtëpisë familjes që nga ky moment nuk do të ketë nevojën e sigurimit të qerasë.

Zoti i begatofte dy vëllezërit që jetojnë në Zvicër dhe të gjithë Shqiptarët kudo që ndodhen !

luljeta

Elvis Naçi dhe Luljeta Bozo nisin inspektimin e banesave në Thumanë .

Elvis Naçi ka marrë profesoreshën dhe inxhinieren e njohur Luljeta Bozo për të inspektuar shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti. Të dy bashkë kanë qenë sot në Thumanë për të parë nga afër çdo shtëpi. Elvisi thotë se procesi i riparimit të shtëpive, do jetë transparent ashtu sikurse mbledhja e donacioneve.

“Me Profesoreshen dhe Inxhinjeren Luljeta Bozo, hymë në një fazë të re për Thumanen. Evindentimi shtëpi më shtëpi të të gjitha dëmeve të shkaktuara nga tërmeti. Bëmë një besëlidhje me banorët, që do të perfitojnë vetëm ata që janë nevojtarë, ku shtëpia e tyre nuk mund të riparohet. Sepse paratë e donatorëve janë të shenjta për ne, ky proces ashtu si edhe mbledhja e donacioneve do të jetë transparent, i bërë nga ekspertët më të mirë që ka Shqipëria me ne krye Luljeta Bozo.

Sepse ne duam të jemi profesionistë në këtë nisëm të madhe. Organizimi perfekt dhe serioziteti ynë do të përligj besimin tuaj. Zoti e bekoftë Shqiptarinë dhe këtë nisëm të përbashkët tonën me të gjithë Shqiptarët në të gjithë botën”, shkruan Elvis Naçi.

0564D4F9-C8C3-44E1-BF3E-1458E070A9A6

Elvis Naçi bën transparencën e rradhës në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” .

Të premten u zhvillua emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët ” . Sërisht fokus i emisionit vazhdojnë të mbeten familjet e prekura nga tërmeti gjë që ka sjellë një ndryshim në formatin e emisionit duke bërë dhe lidhje direkte me kontribues të ndryshëm .

Elvis Naçi siç ka thënë më parë do të bëjë çdo javë transparencën e fondeve që janë mbledhur për familjet e dëmtuara nga tërmeti . Kësaj jave duke llogaritur dhurimet në llogaritë bankare në Shqipëri , Zvicër dhe Amerikë , në GoFundme dhe  në PayPal shuma e mbledhur në total ka shkuar në 7,25 milion euro .

Shqiptarët anë e mbanë me dhurimet e tyre dalëngadalë po bëjnë të mundur të arrihet synimi që të mblidhen 10 milionë euro të cilat përkthehen në 500 banesa. Zoti i begatoftë Shqiptarët dhe të gjithë bamirësit.

7D5563B0-8414-4E23-9BB7-44261A5C2B25

Familja me fëmijë jetimë në Pogradec bëhet me banesë të re !

Në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët ” para disa javësh u lançua rasti i një familje nga Pogradeci ku nëna ishte ndarë nga jeta dhe babai kishte mbetur me 3 vajza jetime !

Varfëria e madhe dhe jeta në një qytet që nuk të ofron shumë mundësi punësimi bënte që babai i vajzave të kishte një traum të madhe .

Elvis Naçi së bashku me Sidrit Bejlerin udhëtuan në Pogradec drejt familjes ku do ti tregonin për një surprizë te madhe . Elvisi i tha Jetimirit (babait të vajzave ) që pas dhimbjës duhet të ketë pak gëzim .

Kështu të gjithë së bashku u nisën drejt banesës së re e cila ishte blere për këtë familje . Elvis Naçi i dha çelësin e shtëpisë dhe i urojë për banesën e re . Gëzimi në sytë e të gjithë familjarëve ishte i papërshkrueshem.

Ndiqni videon !

8489B854-1BA8-4F27-9E8A-1E1D16BADB9D

Elvis Naçi bën një premtim për familjarët e viktimave në Thumanë !

Elvis Naçi ka vizituar Thumanën sërisht disa ditë me parë ku është takuar me familjarët e viktimave dhe banorët që kanë humbur banesat.

Aty banorët janë pyetur rreth kërkesave që kanë për shtëpitë e reja që do të ndërtohen .

Elvis Naçi pasi ka marrë të gjitha mendimet e banorëve i ka premtuar familjarëve të viktimave që do ti japin çdo gjë që do të kërkojnë pasi ato ndodhen në fokusin kryesor për momentin.

46FCEC47-ED8D-4E07-B258-30836FE95AB3

94 vjeçari dhuron 10 mijë euro live në emisionin Shqiptarët për Shqiptarët .

Të dielën u zhvillua maratona e rradhës për mbledhjen e fondeve për fshatin e Thumanës. Gjatë emisionit ndodh që të vinë shumë telefonata live dhe një prej tyre ishte shumë e veçantë.

Një i moshuar 94 vjeçar që jeton ne Vienë ka menduar të dhuroj 10 mijë euro në ndihmë të Shqiptarëve . Ai u shpreh se shuma që po dhuronte i duket pak dhe urojë që të mblidhen sa më shumë fonde në ndihmë të shqiptarëve.

Shqiptarët janë më të bashkuar se kurrë pas kësaj fatkeqësie që i ka goditur dhe shpresohet në grumbullimin e shumës prej 10 milionë euro që Elvis Naçi ka deklaruar se është e mjaftueshme për ndërtimin e 500 banesave.

Ndiq videon në Youtube !

8E212C7F-026A-47E7-8CA0-B04B9C840468

Fondacioni Firdeus bën publike shifrën e mbledhur !

Të martën Elvis Naçi deklaroi se do të bënte transparente shumën e mbledhur deri në atë moment në Fondacionin Firdeus.

Në maratonën e rradhës të martën në darke në emisionin Shqiptarët për Shqiptarët të gjithë prisnin me padurim publikim e shifrës së donacioneve të mbledhura.

Janë mbledhur 5.176.244 euro deri në momentin që flasim dhe priten akoma më teper . Zoti i begatoftë Shqiptarët kudo që ndodhen !