33E66EC8-B5C0-4179-AAFA-3B94D37DF18B

Esra e vogël kalon me sukses operacionin !

Para një jave u prezantua në emisionin “Shqiptarët Për Shqiptarët” rasti i vogëlushes së vogel Esra e cila kishte një problem në kokë dhe ishte e porsalindur . Pas mbledhjes së kontributeve nga ana e Fondacionit Firdeus , Esra u fut në operacion dhe e ka kaluar atë me sukses . Një tjetër jetë shpëtohet nga bashkimi i Shqipëtareve . Zoti i begatoftë bamirësit !

BF9B903E-E762-4544-BC4A-761E9887602D

Mblidhen 40.000 € në një natë në emisionin “Shqiptarët Për Shqiptarët”.

Një natë e madhe ka qënë e premtja në “News 24” në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët ” . Në fillim të natës u lançuan dy raste të dy fëmijëve që kërkonin ndihmën e Shqipëtareve për kurim jashtë vendit . Shuma e kërkuar ishte rreth 40.000 € dhe në fund të një maratone të gjatë prej 3 orësh e gjysmë ajo u plotësua . Slogani jonë “Të ndarë në Troje , në zemër një” edhe një herë tregoi se kur Shqiptarët janë bashkë për qëllime të mira çdo gjë arrihet .

BF9B903E-E762-4544-BC4A-761E9887602D

Të premten fillon emisioni i të gjithë Shqipëtarëve !

Këtë të premte në datë 9 Tetor fillon sezoni i ri i emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët ” . Shqiptarët anë e mbanë presin të marrin zgjidhje për problemet e tyre dhe gjithcka do të ndodhë në ekranin e News 24 në orën 21:00 . Nën drejtimin e Elvis Naçit dhe Sidrit Bejlerit ky sezon i ri pritet ti japë zgjidhje sërisht shumë halleve të Shqiptarëve

432EA4DD-BDD1-446F-AA18-16150B115111

Dy fëmijë rrezikojnë të humbasin jetën! Fondacioni Firdeus merr përsipër rastet.

Elvis Naçi paraqiti ne Facebookun e tij zyrtar rastin e dy femijeve qe kerkojne ndihmen e te gjithe shqiptareve . Me poshte postimi i plote:

Urgjente! Urgjente!Shperndaje! DY FEMIJE RREZIKOJNE JETEN!
Martina eshte vetem 5 muajshe dhe vuan nga melcia, gjendja e saj shendetsore po perkeqesohet cdo moment. Renaldi eshte 11 vjec dhe vuan nga Leucemia. Per te dy bashke duhen 130 mij euro per t’i derguar urgjentisht ne Itali tek spitali i femijeve ne Rome. Te behemi bashke se jeta e tyre nuk pret …. jane ne rrezik !