Website

Has, drama e familjes me 3 femijë jetimë !

Në Has ndodhet familja Paça , aty ku mërzia dhe mjerimi janë ndërthurur për ta sjellë atë familje në gjëndjen që është . Kryefamiljari u nda nga jeta 3 vite më parë dhe la pas 3 fëmijë jetimë .

Në kushtet ku ndodhet familja , jeta për ta është shumë e vështirë . Të 3 fëmijët janë të sëmurë me kiste në veshka . Vajza e vogël 7 vjeç vuan dhe nga diabeti dhe merr insuline 4 herë në ditë . Kushte ekonomike nuk kanë ! Kjo e bën dhe më të vështirë jetesën .

Ndiqni të plotë rrëfimin e familjes këtu !

Në emisionin Shqiptarët për Shqiptarët Elvis Naci deklaroi se kësaj familje i duhej menjëhere një banesë e re dhe një pension mujor me të cilin të kenë mundësi të mbulojnë shpenzimet .

A do të ndodhë mrekullia për familjen Paça ? Gjithcka do ta mësojmë të premten në orën 21:00 në emisionin Shqiptarët për Shqiptarët .

 

l3

Lushnje, nga baraka në shtëpinë e ngrohtë .

“Shqiptarët për shqiptarët” kanë bërë të lumtur familjen Saraçi në Karbunarë të Lushnjes. Elvis Naçi mori familjen në makinën e tij dhe po udhëtonin, por pa e ditur se ku do të shkonin.

Shqiptarët janë njerëz të mirë, po kanë nevojë për modele të mira. Ata e duan modelin e mirë por nuk shikojnë shumë modele të mira, ju mos u mërzisni se ju do ta ndjeni dorën e ngrohtë të shqiptarëve,  – tha Elvis Naçi.

Në banesën e dhuruar në Golem të Lushnjes i pret Fatma, e cila u jep lajmin e mirë se shtëpia tashmë është për ta! Kjo banesë është mobiluar enkas për ta. Shtëpia e re e ngrohtë dhe plot dritë do u ndryshojë jetën përgjithmonë!

zvicrront

Shqiptarët e Zvicrës dhurojnë 3 shtëpi në emisionin Shqiptarët për Shqiptarët !

Në emisionin ‘’Shqiptarët për Shqiptarët’’ këtë rradhë ishin të ftuar disa vëllezër nga Kosova që jetojnë në Zvicër. Gjatë emsionit ato thanë se kishin ardhur me qëllimin për të ndertuar 2 shtëpi , njëra në Kosovë dhe tjetra në Shqipëri . Meqënë se qëllimi i emisionit është bashkimi i trojeve Shqiptare , shoqata e ardhur vendosën të dhuronin dhe një shtëpi të 3 në Maqedoninë e Veriut tek vellezërit dhe motrat Shqiptarë që jetojnë atje. Kështu pasqyrohet më së miri fuqia e bashkimit të Shqiptarëve .

Kliko këtu për të parë videon e plotë