Firdeus

KUSH JEMI

 Fondacioni Firdeus është themeluar nga Imami Elvis Naçi si një organizatë joqeveritare bamirëse, humanitare, filantropike dhe kulturore për të     kontribuar në zbutjen e varfërisë, dhimbjes dhe vetmisë për shqiptarët si dhe për të ngritur e promovuar urat e solidaritetit në të gjitha trojet shqipfolëse. Fondacioni Firdeus u themelua në vitin 2017.

THEMELUESI

Elvis Naçi (i lindur më 7 prill 1977 në Tiranë) është një Imam Shqiptar që vepron në Xhaminë e Tabakëve në Tiranë dhe themelues Fondacionit Kulturor Jo-fitimprurës Firdeus. Elvis Naçi është një figurë publike që frymëzon në mënyrë aktive përmes aktivizmit në fushën e bamirësisë, publikimeve në një faqe Facebooku me mbi 700.000 abonentë-ndjekës (shtator 2019) dhe rregullisht vendos videot e hytbes në kanalin e tij në YouTube, i cili ka më shumë se 149,000 abonentë (shtator 2019). Falë popullaritetit të tij të madh në mesin e myslimanëve të Shqipërisë, por edhe me shqiptarët e tjerë myslimanë, ai u bë i njohur në nivel kombëtar . Ai është gjithashtu themelues i emisionit Shqiptarët për Shqiptarët, një emision që frymëzon shqiptarët në mbarë botën të angazhohen e të solidarizohen në mbështetje të më të varfërve e të pashpresëve për t’ju rikthyer buzëqeshjen. Imami Elvis Naci njihet për frymën e tij antiradikale.

MISIONI

Fondacioni Firdeus mbështetet në besimin , se me ndihmë të Zotit dhe përkushtim të çdo njeriu mund të bëhen vepra të mira për të siguruar një jetë me dinjitet dhe humanizëm për cdo njeri. Për të përmbushur këtë mission. Fondacioni Firdeus punon për të angazhuar energjitë, mirësine dhe kontributin e cdo shqiptari në ndihmë të atyre që janë më të pamundur e të pashpresë për të siguruar daljen nga varfëria ekstreme, përmirësimin e kushteve shëndetsore, aksesin në arsim dhe punësim.

Shopping Basket