DFC589B3-E99D-41B2-9DDE-96AE4462EC14

Një tjetër vëlla Shqiptar dërgohet për kurim jashtë Shqipërise !

Pas një thirrje shumë të madhe për vëlla Mirushin më në fund u mblodh shuma për ta dërguar për kurim jashtë shtetit .
Faleminderit Shqiptareve!
Postimi i plotë i Elvis Naçit në Facebook : – Dy fjale zemre qe me dalin nga zemra per t’i perçuar ne zemrat tuaja. Sot lotet e Bukuries ishin lote shprese pas dy viteve qe çdo dite qe kalonin ia rrezikonin jeten Mirushit. Gjithsecili prej nesh ka femije vete dhe kur femijet te rriten, endrra e çdo prindi eshte ta shikojë te birin ose vajzen dhender apo nuse. Kjo eshte endrra e nenes se Mirushit, nje enderr e lare ne lot, qe zemra dhemb per fatin me te cilin u desh te perballet. Dua ta ndaj me ju vëllezër dhe motra se zemra ime nuk mund te perballoje e vetme dhimbjen por edhe gezimin. Ne jemi nje trup, jemi nje zemer, jemi nje shpirt, qe mendojme se Mirushi duhet te jetoje, Musai duhet te jetoje, Elio duhet te jetoje, Argita e vogel duhet te jetoje, Elia vetem 14 diteshe duhet te jetoje, nuk i numerojme dot jane shume e shume, jane jete shqiptaresh te shpetuar. Une mund t’ju them vetem faleminderit nga zemra, ndersa Zotin e lus t’jua kompesoje gjithçka me shendet e pasuri te shumfishuara ne familjet tuaja. Tani na pret sfida per ta nisur sa me shpejt Mirushin ne Spanje, duke shpresuar se ne detyren njerzore e beme, Zotit i lutemi te na japi sukses e Mirushi te kthehet dhender…

Tags: No tags

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *