1913A15C-09C2-46F5-BCDF-974CB947926E

Fillon aksioni i madh në Kosovë!

Filloi aksioni i madh në Kosovë!
Pranë nevojtarëve, jetimit, së shpejti edhe në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Lutjet me zemër e shpirt shkojnë për Bamirësit. Jam i gëzuar që sot filluam masivisht me Kosovën. 🇦🇱🇽🇰🤲
Te ndarë ne Troje në zemër Një! – Postimi i Elvis Naçit në Facebook ku tregon nismën për shpërndarjen e ushqimeve në Kosovë

D92F5395-C530-4B72-B8A6-6E9366F47FB9

Bamirësi anonim dhuron 100.000 franga për ushqime

Një lajm i madh! Dhurohen 100.000 Franga për ushqime!
Një Bamirës që dëshiron të mbetet anonim, i pakursyer edhe me ndihmë ndaj termetit vendosi të dhurojë 100.000 Franga për ushqime në këtë kohë të veshtirë për ushqime për familjet në nevojë. Vendosëm bashkë me Bamirësin, që 100.000 Frangat t’i ndajmë mes shqiptarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Të ndarë në Troje në zemër Një! Kush dëshiron të na bashkohet duke dhuruar ushqime, nga Kompanitë, Marketet, Tregtarët, Bamirësit, le të më shkruaji në numrin tim të telefonit. 00355674006161. Situata e familjeve të nevojtarëve ka nevojë për ne. Zoti ju shpërbleftë që në këtë kohe Pandemie, mendoni për atë që nuk ka. Zoti nuk e humb ndihmën në këtë ditë të vështirë. Ju lutem qëndroni në shtëpi! Bashkë do ia dalim! Zoti na ndihmohtë… – Postimi i Elvis Nacit në Facebook

85E52CC0-8FD3-4E24-8B1E-679888EB234B

Elvis Naçi bëhet pjesë e aksionit të shpëndarjes së ushqimeve!

Elvis Naçi së bashku me bashkëshorten e tij Fatmën janë bërë pjesë e shpërndarjes së pakove  ushqimore në këtë situatë të vështirë në Shqipëri prej Covid-19.

Bashkë me Fatmën ishim sot në shtëpi të jetimëve, të sëmurëve, të nevojtarëve, për t’iu gjendur pranë. Jetesa e tyre sot është më e veshtirë se më parë, ndaj nëse ne kemi një mundësi të kemi ushqime në shtëpitë tona, shumë njerëz i kanë sytë dhe shpresat tek ne… – Postimi i plotë në Facebook i Elvis Naçit

11077963-8BFE-48A8-8249-247228BF4D35

Mblidhet shuma për operacionin e Elios !

Më datë 6 Mars në emsionin “Shqiptarët për Shqiptarët” u prezantua rasti i Elios qe vuante nga leucemia akute ! Shuma për operacionin ishte 100.000 euro dhe duhet të mblidheshin brenda 5 ditëve . Shqiptarët treguan solidaritet dhe i mblodhën në kohë rekord .

Mblidhen 100.000 eurot per Elion!
Në situatën e Korona Virusit, ka edhe lajme të mira. Bashkë ia dolëm që Elios t’i mbledhim dhe dhurojmë 100.000 euro. Do të kërkoja nga ju miq të dashur të lutemi për Elion që Zoti t’u japë sukses mjekëve që Elio të shërohet e të kthehet pranë nesh. Lus Zotin që me bamirësinë e Elios të na ruajë nga cdo sëmundje dhe virus 🦠 që qarkullon, të na i ruaji prindërit, gjyshërit dhe fëmijet. Shpërndaje të begatoftë i madhi Zot se Elio ka nevojë për lutje dhe njerëzit për lajme të mira… O Zot, shëroje Elion! Amin. – Postimi i plotë në Facebook-un e Elvis Naçit