thumanalegjenda

Publikohet vëndi dhe data për nisjen e rindërtimit në Thumanë !

Ditën e djeshme Elvis Naçi postoi në Facebook mbi rindërtimin në Thumanë . Me atë të statusit Elvisi tregoi vendin dhe datën kur mbaron master-plani për rindërtimin e Thumanës .

Postimi i plotë i tij në Facebook :

Ky është vendi ku do ndërtohen Shtëpitë e Thumanës, më datë 25 shkurt mbaron Masterplani, po presim me padurim të ndërtojme Shtëpite për qindra Familje në Thumanë për të dërguar në vend amanetin e donacioneve të Shqiptarëve! Zoti i Gjithesise ju begatofte të gjithëve. Amin.

 

ndihma

Fondacioni Firdeus shpërndan ndihma në fshatrat e Tiranës !

Ditën e djeshme vullnetarët e Fondacionit Firdeus janë vënë në krye të detyrës për shpërndarjen e ushqimeve në shumë fshatra të Tiranës . Kjo shpërndarje ndodh çdo muaj ku rreth 1000 pako ushqimore shpërndahen për familjet e varfëra dhe me fëmijë jetim .

Për gjatë gjithë ditës së djeshme vullnetarët kanë levizur në shumë fshatra të Tiranës ku është bërë e mundur shpërndarja e ushqimeve . Zoti i shpërbleftë të gjithë kontribuesit !