projekt1

Elvis Naçi prezanton projektin e madh që do ndryshojë jetën e fëmijëve jetimë dhe në nevojë!

Projekti i rradhës në Fondacionin Firdeus është ndërtimi i një shkolle për fëmijët jetim !

Fokusi kryesor i Fondacionit momentalishtë janë fëmijët jetimë të cilët nuk kanë mundësi për tu shkolluar , ose fëmijët e varfër të cilët nuk kanë mundësi për tu shkolluar për shkak të kushteve të vështira .

Kështu nëpërmjet kësaj shkollë çdo fëmijë të marrë një profesion dhe pse jo të ndihmojë të tjerët në të ardhmen . – Kështu është shprehur Elvis Naçi në emisionin “Përballë” të Lutfi Dervishit .

Ndiq videon e plotë !

arjani

Fondacioni Firdeus dhuron 3500 euro për shqiptarin e sëmurë me kancer !

Ja plotësuam 3500 euro Arjanit me shpresën që ai të jetojë. Arjan Serveti 49 vjec është baba i 3 fëmijëve. Arjani vuan nga tumori malinj dhe data e operacionit është më 25 Janar në Bolonja. Familjarët kanë bërë përpjekjet e tyre dhe kanë arritur të mbledhin rreth 70% të shumës. Për të dhënë shpresë tek familjarët dhe shpresë për jetën e Arjanit, shuma e mbetur prej 3500 eurosh do të plotësohet prej Fondacionit Firdeus. I urojmë Arjanit dhe lutemi për shërim të shpejtë. Zoti i bekofte shqiptarët! Amin. – shkruan Elvis Naçi në profilin e tij në Facebook.

A8987562-B363-4386-9D1A-1A07DDB04CC2

Operohet nëna e Fatbardhës ! Si është gjëndja e saj ?

Fatbardha, vajza jetime e cila coptoi zemrat e Shqiptarëve me historine dhe vuajtet e saj kishte një brengë! Dëshironte që nëna e saj të shërohej, të ngrihej dhe të ecte! Jeta e tyre ishte ndërthurur mes vuajteve dhe dhimbjeve! Çdo sprove e kanë kaluar bashkë! Aksidenti i tmershem e la në karoce nënën e Fatbardhes!

Operacioni ishte i kushtueshëm dhe Fatbardha skishte mundësi të ndihmonte nënën e saj! Pamundësia nuk do te thoshte dorëzim për të! Ajo nuk u dorëzua por përkundrazi, ne shi dhe diell dilte ne çdo cep të Tiranës për të mbledhur shumën e operacionit! Fatbardha pa se te gjitha mundesite po zbeheshin derisa ju drejtua Shqiptareve! Shqiptaret siguruan te ardhurat e operacionit!

Nëna e Fatbardhes kaloi me sukses operacionin! Tashme ajo po hedh hapat e para, ajo po ecen duke u rikthyer ne jeten normale! Lotet e hidherit te Fatbardhes u kthyen ne lot gëzimi! Zoti i shperblefte bamiresit!