jorida123

Operacioni i dytë i skoliozës del me sukses! Jorida: Shqiptarët më dhanë një shanc të dytë!

Lotët e saj rrëqethës prekën këdo që mësoi historinë e saj tek emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” që vjen çdo të premte në News24. Jorida nga Ballshi me skoliozë të theksuar dhe me probleme në pjesën e legenit iu nënshtrua me sukses ndërhyrjes së parë disa ditë më parë. Pas operacionit Jorida tregoi forcë dhe e mori veten shumë shpejt. Vetëm pas një jave ajo ka kaluar me sukses dhe operacionin e dytë dhe tani ka hyrë në fazen e rekuperimit të plotë . Ajo falenderon të gjithë Shqiptarët që bënë të mundur mbledhjen e shumës për operacionet e saj .

Tags: No tags

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *