FEF2B399-463B-4F1E-B9F7-1012F8A2059D

Nisma e madhe ! Elvis Naçi premton ndërtimin e banesave në Thumanë

Elvis Naçi ka vizituar të martën Thumanën dhe ka parë gjendjen pas termetit të fuqishëm . Duket sikur ka kaluar një luftë por ne fakt Thumana është e shkatërruar prej tërmetit.

Elvis Naçi ka premtuar se do të ndërtojë të gjitha pallatet e shkatërruara në Thumanë. Shpresojmë që Shqiptarët të na bashkangjiten në këtë nisëm të madhe .

Secili mund të dhuroj në seksionin “Dhuro”.

BB8C4B78-B773-42CF-A3D4-B16946563F7C

Të bëhemi bashkë ! Të ndihmojmë të prekurit nga tërmeti !

Tërmeti ka shkaktuar dëme të mëdha në njerëz dhe në materiale . Kjo është një situatë shumë e vështirë për vëllezërit dhe motrat Shqiptarë në këto momente . Këto ditë më shumë se kurrë duhet të tregojmë se çdo të thotë të jesh Shqipëtar. Le të bëhemi të gjithë bashkë për të ndihmuar të gjithë banorët e prekur nga termeti.

Në seksionin “Dhuro” mund të jepni kontributin tuaj për motrat dhe vëllezërit e prekur nga termeti .

B7471560-CB8A-4D95-AC5C-9CE161C3E6C6

Tërmet i fortë godet Shqipërinë ! Dyshohet per viktima në disa qytete të vendit.

Dita e sotme ka nisur jo si ditët e zakonshme . Rreth orës 03:54 një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter ka goditur vendin tonë. Ka pasur një kohëzgjatje rreth 30 sekonda çka ka sjellë nje tronditje të madhe të banesave . Dëmet më të mëdha dyshohet të jenë në Durres dhe në Thumanë ku dyshohet për pallate të rrënuara dhe për viktima të mbetura nën rrënoja.

Fondacioni Firdeus solidarizohet me të gjithë familjet e dëmtuara nga tërmeti dhe shpreson në përmirësim sa më të shpejtë të situatës .

jorida123

Operacioni i dytë i skoliozës del me sukses! Jorida: Shqiptarët më dhanë një shanc të dytë!

Lotët e saj rrëqethës prekën këdo që mësoi historinë e saj tek emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” që vjen çdo të premte në News24. Jorida nga Ballshi me skoliozë të theksuar dhe me probleme në pjesën e legenit iu nënshtrua me sukses ndërhyrjes së parë disa ditë më parë. Pas operacionit Jorida tregoi forcë dhe e mori veten shumë shpejt. Vetëm pas një jave ajo ka kaluar me sukses dhe operacionin e dytë dhe tani ka hyrë në fazen e rekuperimit të plotë . Ajo falenderon të gjithë Shqiptarët që bënë të mundur mbledhjen e shumës për operacionet e saj .

michi

Artistët në Michigan bëhen bashkë për të ndihmuar familjen nga Divjaka !

Në Michigan të Detroitit në Amerikë janë bërë bashkë artistë nga të gjitha trevat e Shqiperisë që kohë më parë kanë emigruar përtej oqeanit .  Ata janë bërë të gjithë bashkë dhe kanë zhvilluar një mbrëmje të madhe ku kanë arritur të grumbullojnë shumën që duhej për të bëre me shtëpi familjen Keci nga Divjaka .

Ata të gjithë bashkë kanë thënë që kjo nuk do të jetë hera e fundit që zhvillohet diçka e tillë që i vjen në ndihmë shqipëtarëve .

Edhe një herë tregohet se pavaresisht sa larg jemi fizikisht, zemrat e shqiptarëve janë një kur është fjala për të bërë vepra të mira .

Fondacioni Firdeus falenderon të gjithë shqiptarët kudo që janë për kontributet që japin për Shqiptarët në nevojë .

Kliko këtu për të parë mbrëmjen e organizuar !

farie

Fondacioni “Firdeus” shpërndan ushqime për jetimët : Asnjë nuk duhet ta vuajë urinë!

Fondacioni Firdues ka shpërndarë rreth 1000 pako ushqimore për fëmijët jetimë. Në pallatin e sportit ‘ Farie Hoti ‘ u mblodhën familjet me femijë jetimë ku për rreth 2 orë janë shpërndarë 1000 pako ushqimore .

Fondacioni Firdeus çdo muaj shpërndan rreth 20000 Euro (njëzet mijë) për mijëra familje në nevojë dhe qe kanë femijë jetimë . Fatma , bashkëshortja e Elvis Naçit gjëndej pranë familjeve që përfituan ndihma ushqimore .

Ndiq videon e plotë të shpërndarjes së ushqimeve !

musta

Drama në familjen Mustafa,“S’kemi para të vizitojmë vajzën që s’flet, e trajtojmë si bebe”

Stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” ka udhëtuar gjatë kësaj jave drejt Prishtinës. Pas luftës Kosova nisi të zhvillohet më ritme të shpejta mirëpo edhe këtu në kryeqytet varfëria është e dukshme.

“Shqiptarët për shqiptarët” ishte në lagjen e njohur si Xhamia e Llapit. Këtu jeton një çift të rinjsh, të cilët jeta i ka sprovuar së tepërmi. Këtu Hajdini dhe Resmija kanë ndërtuar jetën e tyre e cila shpeshherë ka qenë e vështirë dhe sfilitëse.

Hajdini shprehet se pas përfundimit të luftës nuk ka parë një ditë të gëzuar. Edhe për bashkëshorten Resmijen vuajtjet kanë qenë edhe më të mëdha. Tragjedi e madhe, ka qenë tragjedi pas tragjedie dhe shumë e vështirë për mua thotë ajo.

web

Elvis Naçi në Open: Do mbulojmë gjithçka për operacionin e Alvin Berishës

Kësaj radhe Open udhëtoi drejt Italisë ku bëri intervista me famijlarët e Alvin Berishës dhe më gazetarët e Le Iene që e bënë publike historinë e 11-vjeçarit.

Afrim Berisha i ati i Alvin tha në Open se Alvin kishte edhe plagë të tjera përveç asaj të themrës që ishte e njohur tashmë.

Teologu i njohur Elvis Naçi tha se kishte kontaktuar me Afrimin dhe i ka garantuar se çdo mbështetje për shërimin e Alvinit.

“Fola me Afrimin para se të hyja në studio. Ishte pak i mërzitur por i thash mos u mërzit. Kaloi një natë e errët dhe tani dielli po tregon rrezet e para. Alvin do t’i nënshtrohet analizave për të kuptuar gjendjen e plotë shëndetësore. I kam thënë Afrimit që do mbulojmë gjithçka që është e nevojshme deri në kurimin e plotë të Alvin”- tha teologu Naçi.

6C44C2D8-9C44-42B4-89CA-BC9A92F1F27F

Mblidhet shuma për operacionin e Joridës !

Lajm i madh dhe i gëzueshëm!
Vëllezër dhe motra, me lejën e Zotit dhe me ndihmën tuaj është mbledhur fondi 26500 (26 mije e 500) Euro për operacionin e Joridës, 12 vjeçares që përloti zemrat e Shqiptarëve! Zoti ju shpërbleftë familjarisht. Amin!

287092B7-88E0-4BF4-A7C2-CED77D8914E5

Familja nga Prishtina kerkon ndihmen e Shqipetareve

Asgje nuk jane kilometrat per te takuar kete familje te vuajtur ne Prishtine.

Resmija nuk i ka njohur kurre prinderit, por sikur mos mjaftonin vuajtjet e saj, sot ajo perballet me probleme shendetsore, te vajzes, Anisa 4 vjec nuk mund te flase. Rijadi 10 vjec i semure, e vetmja lumturi eshte Ambra 6 muajshe. Resmija duhet cdo dite te beje nje gjilpere e cila kushton 5 euro. Parate qe Hajdini fiton shkojne vetem per qerane dhe ilacet, nuk kane mundesine as ta vizitojne Anisen 4 vjecare.

Kalvarin e vuajtjeve duke u endur rrugeve e here me shtepi me qera ia ka bere jeten e veshtire, lageshtira dhe myku cdo dite ia rrezikon jeten femijeve. Do te mundohemi bashke me ju shqiptare te mire, t’u blejme nje banese per Anisen dhe Ambren. Te ftohte dhe shiu ne Prishtine jane paralajmerimi qe ato femije rrezikojne shendetin…

Cdo kontribut qe jepni le te jete tek Zoti shendet dhe miresi tek femijet tuaj! Amin

Gofundme: https://www.gofundme.com/f/AlbaniaFirdeus
Pay pal: fondacionifirdeus1@gmail.com
Të dhënat bankare:
Fondacioni Firdeus, Credins Bank, Adresa e bankes: Rr Vaso Pasha, nr 8, Tirana, Albania.
SWIFT CODE CDISALTR
IBAN EURO:AL76 2121 1573 0000 0000 0088 3481
IBAN USD: AL33 2121 1573 0000 0000 0088 3479