flavia

Gjesti prekës i nënës së Sokolit: Paratë për implantin e djalit ja dhurojmë Flavias!

Sezonin e kaluar televiziv emisioni shumë i dashur për publikun “Shqiptarët për shqiptarët” në News24 trajtoi historinë e tre vogëlushëve. Ata nuk dëgjonin dhe nuk flisnin.

Një prej tyre ishte dhe Sokoli i vogël i cili me paratë e grumbulluara nga shqiptarët bujare dhe humane u dërgua në Vjenë por atje mjekët konstatuan se ai kishte lindur pa nervin koklear e si rrjedhim nuk implanti koklear nuk mund të funksiononte tek ai siç funksionoi për dy vogëlushët e tjerë Rubinin dhe Endisi.

E ëma e Sokolit ka bërë një gjest tepër human dhe prekës pasi paratë e dedikuara për këtë implant koklear ja ka dhuruar Flavias duke i kthyer shpresën e humbur prindërve dhe vogëlushes.

“Kur e mora përgjigjen e Sokolit, që djalit nuk i funksionin aparati, unë mendova që këto para që i dhuruan shqiptarët përse mos të shkojnë për një fëmijë të vogël. Meqë paratë u nisën për një fëmijë, që implanti koklear meqë nuk i funksioni djalit tim Sokolit, të funksionojë për një fëmijë tjetër. Mua rasti i Flavias më ka prekur shumë, jashtë mase. Aq lot sa kam derdhur për Sokolin aq shumë kam qarë edhe për Flavian kur unë lexova mesazhin e saj. Dëshira ime ishte që paratë e Sokolit të shkojnë për Flavian me gjithë zemër me gjithë shpirt, që Flavia t’i dëgjojë të gjitha gëzimet familjare që ka, që Flavia t’i dëgjojë prindërit e saj kur t’i thërrasin, që Flavia të gëzojë shumë e lumtur në jetë, të gëzojnë çdo ditë prindërit me zërin e vajzës kur ajo të flasë dhe operacioni t’i kalojë shumë më mirë. Flavia ishte si kukull, uroj me zemër t’i ndihmojë Zoti dhe daltë me sukses”, thotë e ëma e Sokolit.

Tags: No tags

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *