lavdiea

Lavdija me kancer operohet me sukses! Do kthehet e shëndetshme në shtëpi te vajzat

Lavdija 37-vjeçe nga Fieri, e cila është e sëmurë me tumor, është operuar. Vërtet ajo u bë më shtëpi dhuruar nga shqiptarët, por stafi i emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët” u kujdes që ajo të operohej dhe të kthehej e shëndetshme për tre vajzat e vogla në shtëpinë e re.

Lavdija është bere operacion dhe operacioni ka dalë më sukses. Kjo është një mrekulli për 37-vjeçaren, e cila kishte mbi supe jo vetëm tmerrin e sëmundjes, por edhe tre fëmijët e saj të vegjël, që deri më tani i ka rritur më shumë pa bukë, për shkak të varfërisë ekstreme. Falë Zotit dhe ndihmës së shqiptarëve, gruaja e vuajtur ka mundur të mposhtë sëmundjen e rëndë dhe tashmë është kthyer në shtëpinë e re, për të rritur fëmijët e saj.

prot

Studentja e shkëlqyer, “lyp” para rrugëve: Do blej protezë për nënën!

Fatbardha është rritur mes vuajtjesh dhe lotësh që nuk i ndalen, çdo ditë bashkë me nënën morën rrugën e sakrificës për t’u shkolluar. Nëna e saj Merjemja ka nevojë për një operacion që të ngrihet në këmbë, i cili kushton 15.000 mijë euro. Ato enden rrugëve të Tiranës, ku Fatbardha me lot ndër sy i kërkon njerëzve para për nënën e saj 56 vjeçare. “Per mamin une do te beja gjithçka. Prandaj kur erdhëm ketu ne Tirane une mora nje vendim.

Ka qene nje vendim i veshtire, sepse i trembesha gjykimit te njerezve. Por pastaj thashe, jo, le te mendojne cte duan. Nuk e shihja dot mamin ne ate gjendje. Mora nje karton dhe shkrova. Pastaj mora mamin ne karroce dhe dolem ne rruge per te kerkuar para, per protezën”, shprehet ajo. Pasi mbaron leksionet ne universitet Fatbardha merr nënën me karrocë dhe ecin rrugëve. Në fund të ditës mblidhen tek dhoma e tyre e vetme që kanë me qera, ku vetëm qajnë, nënë e bijë të dyja bashkë.

E pranishme në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”, studentja 21-vjeçare ka marrë lajmin e madh live, teksa një shqiptar që jeton në SHBA, i quajtur Astrit Kerkuti nga Dibra e Madhe, ka telefonuar dhe ka thënë se do t’i paguajë ai 15 mijë euro për operacionin e të ëmës.

flavia

Gjesti prekës i nënës së Sokolit: Paratë për implantin e djalit ja dhurojmë Flavias!

Sezonin e kaluar televiziv emisioni shumë i dashur për publikun “Shqiptarët për shqiptarët” në News24 trajtoi historinë e tre vogëlushëve. Ata nuk dëgjonin dhe nuk flisnin.

Një prej tyre ishte dhe Sokoli i vogël i cili me paratë e grumbulluara nga shqiptarët bujare dhe humane u dërgua në Vjenë por atje mjekët konstatuan se ai kishte lindur pa nervin koklear e si rrjedhim nuk implanti koklear nuk mund të funksiononte tek ai siç funksionoi për dy vogëlushët e tjerë Rubinin dhe Endisi.

E ëma e Sokolit ka bërë një gjest tepër human dhe prekës pasi paratë e dedikuara për këtë implant koklear ja ka dhuruar Flavias duke i kthyer shpresën e humbur prindërve dhe vogëlushes.

“Kur e mora përgjigjen e Sokolit, që djalit nuk i funksionin aparati, unë mendova që këto para që i dhuruan shqiptarët përse mos të shkojnë për një fëmijë të vogël. Meqë paratë u nisën për një fëmijë, që implanti koklear meqë nuk i funksioni djalit tim Sokolit, të funksionojë për një fëmijë tjetër. Mua rasti i Flavias më ka prekur shumë, jashtë mase. Aq lot sa kam derdhur për Sokolin aq shumë kam qarë edhe për Flavian kur unë lexova mesazhin e saj. Dëshira ime ishte që paratë e Sokolit të shkojnë për Flavian me gjithë zemër me gjithë shpirt, që Flavia t’i dëgjojë të gjitha gëzimet familjare që ka, që Flavia t’i dëgjojë prindërit e saj kur t’i thërrasin, që Flavia të gëzojë shumë e lumtur në jetë, të gëzojnë çdo ditë prindërit me zërin e vajzës kur ajo të flasë dhe operacioni t’i kalojë shumë më mirë. Flavia ishte si kukull, uroj me zemër t’i ndihmojë Zoti dhe daltë me sukses”, thotë e ëma e Sokolit.

lavdia

Historia e Lavdies me kancer, humbi fëmijën nga varfëria: Më ngelën kujtim thonjtë!

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” ka transmetuar historinë dramatike të Lavdijes. 37-vjeçarja është e sëmurë me tumor. Ajo ka tre vajza të vogla. Bashkëshorti i ka shkuar ne Greqi të punoje për të siguruar para për te mundësuar operacionin e saj.

Historia e saj është tepër e dhimbshme, për shkak të varfërisë e të ftohtit ka humbur një fëmije, djalin e vetëm. “Kam tumor shkoja në Tiranë e digjja me rreze, por tani nuk kam më para nuk shkoj më. E dija që kisha tumor por nuk tregoja, më ra të fikët. Më thotë vajza nëse ikën ti mami kush do na japi bukë në? Kush do na lajë? Më pyesnin përse i pret flokët. I lutem Zotit të më lejë të rris të voglën. Kam frikë vetëm për këto. Komshinjtë më kanë mbajtur, ka qenë si një nënë për mua. Fqinja kujdesej për fëmijët. Njëra më dha 5 mijë lekë për një javë e kam shtyrë. Një natë më tha vajza për temperaturë më tha dua të ha. Kisha 100 lekë i mora një çokollatë pastaj piu ujë me sheqer e zuri gjumi. Fëmija i parë më vdiq nga lagështira pa i bërë një vjeç. Më përpara jetoja në Patoz në gjendje të vështirë, kam 11 vjet që jetoj vetëm me qira. Në Ballsh hyjmë në borxh por na nxori pronari jashtë. Këtu kemi fjetur në tokë por këto na i ka dhënë komshija. Qëkur humba djalin nuk kthehem dot tek kjo banesë, kam kujtime të vështira, vetëm vuajtje, ruaj prej tij një palë çorape, nuk kisha as para t’i bëja një foto kujtim djalit. Kur dha shpirt më nguli thonjtë vetëm këtë shenjë kam kujtim. Unë nuk dua jetë më”, -thotë Lavdija për djalin që ka humbur.

Tre vajzat e vogla i kërkojnë bukë, ajo përveç shpirtit nuk ka çfarë t’u ofrojë më shumë. “Barkun me bukë nuk ua ngop dot por të paktën t’i strehoj vajzat e vogla. Ju lutem më ndihmoni të strehoj fëmijët. Asnjë nuk dua për veten tim. Edhe tre ditë kanë qëndruar pa futur gjë në gojë. Qanin një mbrëmje për bukë. Të madhes i kishte rënë të fikët një ditë, është tmerr thashë po i lë fëmijët rrugëve. Vetëm buka mos tu mungojë, edhe bukën që u jep ua jep me kursim. Shpirti më dhemb por nuk kam çfarë të bëj më”, -shprehet ajo e përlotur. Elvisi Naçi tha në fund të emisionit se ka marrë përsipër jo vetëm shtëpinë por edhe kurimin e saj pasi Lavdija ka nevoje që të rrisë vajzat e mitura.

emision

Të premten fillon emisioni i të gjithë Shqiptarëve !

Të nderuar vëllezër dhe motra , këtë të premte në orën 21:00 fillon emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët “ . Këtë sezon shumë surpriza na presin dhe do të kemi një format ndryshe nga ai që jemi mësuar të shohim në ekranin e News24 . Gjithashtu emisioni do të transmetohet live dhe në faqen e Elvis Naçit në Facebook . E premtja vjen shumë shpejt  , ” Shqiptarët për Shqiptarët “ vjen sërisht .

kancer

Rasti i vështirë i familjes nga Ballshi !

O Zot po mendoja çfare do te gjeje ne ate Shtepi, Mesuesja me kishte informuar se vajza vinte e paushqyer ne shkolle dhe nena e saj lengonte e semure ne shtepi. Sot jam prekur thellesisht ne zemer dhe ne shpirt. Isha nisur per te dhuruar nje shtepi ne Ballsh per disa jetime, kur u kthyem kishim vendosur ta vizitonim kete familje me shume halle, fillova te hipja shkallet dhe kembet nuk me benin, hyra dhe gjeta nje nene qe ishte sprovuar me semundjen e kancerit, dridhej dhe qante, kur ne hyme u emocionua dhe na shtroi nje lutje; “mos me ngelen femijet rrugeve”. jetonin ne nje shtepi me qera, e mobiluar me nje kend nga komshinjte. Femije qe lypnin neper dyer per pak ushqim, nuk e di nga ta filloja biseden, a te flisnim per semundjen qe gerryente Nenen apo urine qe kishin Femijet, mu kujtua mesazhi qe na dergoi Mesuesja se vajza e madhe ne klase te trete me nje trup te paushqyer qe as per ne klase te pare, i ka rene disa here te fiket ne tabele. Lotet e njerez vajze me preken ne shpirt. U largova duke i thene dite me te mira do te vijne, deri ne Tirane falenderoja Zotin qe kemi nje jete normale, ne zemer dhe ne mendje jane ato tre femije. Nena ishte tashme gjysem njeri, semundja e kishte gerryer, por si heroina qe quhet Nene mendonte qe femijet e saj mos mbesin rrugeve, ajo mendonte se nese semundja do ta detyronte ti lere ata Femije ku do jetojne? Pa kulm mbi koke? Pa perkrahjen e Nenes dhe dashurine e saj, pa Shtepi dhe pa ushqim! Per aq dite apo muaj qe Zoti i ka dhene jete kjo Nene nuk duhet te vuaj me per banese apo per ushqim, te gjithe bashke per ti blere nje banese te re dhe vendosur nje pension dinjitoz. Te ndihmojme kete Familje me shpresen se Zoti do na ruaj Familjet tona dhe Femijet tane! Amin. – , ka shkruar Elvis Naçi ne profilin e tij ne facebook .


Gofundme:https://www.gofundme.com/f/Firdeus2019

Pay pal: fondacionifirdeus1@gmail.com

Të dhënat bankare:
Fondacioni Firdeus, Credins Bank, Adresa e bankes: Rr Vaso Pasha, nr 8, Tirana, Albania.
SWIFT CODE CDISALTR
IBAN EURO:AL76 2121 1573 0000 0000 0088 3481
IBAN USD: AL33 2121 1573 0000 0000 0088 3479