jara

Lajm i mrekullueshëm , mblidhet fondi për vogëlushen Jara !

Jara 40 ditëshe rrezikon të vdesë nga Kardiopatia Komplekse dhe duhet të udhetojë urgjent drejt Italisë. Avioni sanitar kushton 20.850 euro. Fondacioni Firdeus me në krye Elvis Naçin shpërndanë rastin dhe shumë shpejt Shqiptarët anë e mbanë u pergjigjën duke e grumbulluar fondin në më pak se një javë . Të shpresojmë që Jara e vogël do të shërohet sa më shpejtë. Zoti i begatofte Shqiptarët kudo që ndodhen.

egzoni

Mblidhet shuma për shërimin e Egzonit , Shqiptarët bëhen sërisht bashkë !

Lajm i Madh dhe i Gëzueshëm!
Dje babai i Egzonit ndodhej në Tiranë, mes lotëve dhe emocioneve mori lajmin se Shqiptarët kanë siguruar shumën prej 30 mijë Euro për shërimin e Egzonit. Lusim Zotin t’i shpërblejë bamirësit dhe Egzoni të shërohet sa më parë.

Faleminderit të gjithëve, emisionit Stop, portaleve, të gjithë Shqiptarëve që e shperndanë lajmin dhe qëndruan pranë me lutje për Egzonin. Zoti ju begatofte! – Elvis Naçi

rast

Djaloshi nga Kosova Egzon Kryeziu pas një aksidenti fatal ndodhet në rrezik për jetën, aktualisht ndodhet në Turqi dhe i duhen 30.000 mijë euro.

Babai dhe nëna Egzonit na janë drejtuar për ndihmë pasi për trajtimin përfundimtar u duhen 30.000 mijë euro. Babai kërkon të shesë veshkën për të shpëtuar jetën e djalit. Të bëhemi bashkë dhe ta shpëtojmë Egzonin, t’ia kthejmë buzëqeshjen rinore. Zoti ju bekofte për çdo kontribim, çdo shpërndarje është shkak mirësie, çdo lutje, çdo fjale e mirë. Egzoni ka nevojë për të gjithë ne. Zoti ju bekoftë, ju ruajt familjen nga cdo sprovë, sëmundje, fëmijet tuaj. Nuk ka më të rëndë që prej 9 muajsh këta prindër e shikojnë fëmijën e tyre në këtë gjëndje, le të bëhemi bashkë! Zoti ju begatofte! Shpërndaje ti motër e vëlla, një shqiptar i Prishtinës sot ka nevojë për ne.

 

Të dhënat e kontribuimit :

Gofundme: https://www.gofundme.com/f/Firdeus2019
Pay pal: fondacionifirdeus1@gmail.com
Të dhënat bankare:
Fondacioni Firdeus, Credins Bank, Adresa e bankes: Rr Vaso Pasha, nr 8, Tirana, Albania.
SWIFT CODE CDISALTR
IBAN EURO:AL76 2121 1573 0000 0000 0088 3481
IBAN USD: AL33 2121 1573 0000 0000 0088 3479