floravemiranda

Flora e Miranda mbetën të pa strehe në mes të rruges! Ndiqeni sesi ndryshoi jeta e tyre !

Flora dhe Miranda , dy motrat e familjes Demi që kishin shtëpinë e tyre në mes të Tiranës tani më kanë mbetur në mes të katër rrugëve . Për shkak të problemeve të ngatërruara me pronat ato tashme janë pa shtëpi . Jetojnë në një kasollë të ndërtuar me kartona e materiale ç’kanë gjetur . Shqiptarët për Shqiptarët dhe Fondacioni Firdeus sapo dëgjuan për rastin e tyre shkuan në ndihmën e tyre . Dy motrave i është siguruar shtëpia dhe një pension mujor . Tashmë dy motrat Demi nuk kanë pse të shqetësohen më për banesën e tyre .

Ndiqni të plotë historinë e tyre 

img3

Musa Baculi prej 3 muajsh gjendej në reanimacion në gjendje komë. Shpresa e fundit ishte ta dërgonin për specializim në Itali por shuma e kërkuar nga spitale ishte 50 mijë euro. Shqiptarët ja dolën!

Musa Baculi ishte djalë i vetëm. Prindërit e tij ishin divorcuar dhe ai jetonte me nënën në SHkodër. Për shkak të një aksidenti në ujë ai rrezikoi mbytjen dhe kjo bëri që ai të qëndronte për 5 muaj në gjendje kome. Doktorët ia hoqën të gjitha shpresat në Shqipër për shkak se ai duhej me patjetër të dërgohej në një spital të specializuar. Ky spital ndodhej në Genova, Itali. Shuma e kërkuar nga spitali ishte 50 mijë euro. Shqiptarët u bënë bashke duke u bërë sebep që Musai të jetojë. Ai u dërgua në Itali dhe operacioni doli me sukses.